Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, than ë Blic Interview me Astrit Gashin se bisedimet serioze pritet të fillojnë pas dates 1 nëntor nëse shtyhet afati për targat. Nëse marrveshja nuk shtyhet do të ketë tensionim të situates.
“Sa pashë unë publikisht ka kërkesë që afati për target të shtyhet për 10 muaj . Shtyrja e afatit do të jetë konfirmim I nisjes së bisedimeve serioze. Bisedimet serioze pritet të fillojnë pas 1 nëntorit nëse do të shtyhet marrëveshja për target. Nëse kjo marrëveshje nuk shtyhet do të ketë tensionim dhe pastaj prej tensionimit nuk e di kush fiton. Mund ta konfirmoj se është data në të cilen do të shihet rrjedha e ngjarjeve.
Tutje Gashi foli edhe mbi mundësinë e rënies së Qeverisë Kurti.
Ai tha se shkuarja në zgjedhje sjell tërheqje të Kurtit nga përgjegjësitë dhe dezertim.
“Nuk e di pse Qeveria kërkon zgjedhje, sepse kur shkon në zgjedhje ti kërkon legjitimitetin popullor hala më të madh se që e ke . Nuk besoj se ndonjëherë ka me arrit me pas legjitimitet më të madh se sa 50%. Krejt sondazhet dhe matjet e nxjerrin më poshtë LVV-në gati përgjysmim. Shkuarja në zgjedhje sjell tërheqje të zotit Kurti nga Qeverisja dhe përgjegjësitë pra dezertim. I ka mundësitë, potencialin, e ka përkrahjen opozitare e ka Grupin më të madh parlamentar , I ka të gjitha elementet me e ba marrëveshjen ose me e refuzu marrveshjen. Nese vjen një mocion nga Qeveria për me rrëzu veten ne do ta votojmë, s’ka logjikë me e lane në Qeveri kur ajo don të rrëzohet” tha Gashi raporton Gazeta Blic.