




Qindra mijëra euro pa kontroll janë shpenzuar ndër vite nga Telekomi i Kosovës në sfilata, videoklipe, skeçe, bileta për ndeshje sportive e rekreacion për menaxhmentin.
Ab uzimi me fondet e kësaj ndërmarrje publike nga drejtuesit e PTK-së, e kanë gjun’jëzuar këtë kompani duke e sjellë buzë fal.imentimit.
Pas, Leonora Jakupit, Labinot Tahirit, Dhurata Ahmetajt listës së përfituesve nga abu zimi me fondet e Telekomit të Kosovës i janë shtuar edhe dy figura të njohura të estradës.





Humoristi Naser Rafuna e reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG kanë arritur të depërtojnë tek “qypi” i kompanisë përmes menaxhmentit të Telekomit të Kosovës i cili kishte vendosur t`i mbështes, pa asnjë kriter me para publike këta dy pjestarë të estradës duke ab uzuar me buxhetin e ndërmarrjes.





Reperi Gold Ag, më 08 tetor të vitit 2018, ka përfituar nga kuleta e Telekomit tre (3) mijë euro për sponsorisimin e videoklipit të këngës së tij. Ndërsa humoristi Naser Rafuna ka thyer mendjen e drejtuesve të kësaj ndërmarrje për ta suportuar atë në realizimin e dy skeçeve humoristike “Ujqit”. Më 31 tetor të 2018 Rafuna ka përfituar dy mijë e pesqind (2.500) euro për skeçet “Ujqit”.
Gjatë kësaj periudhe kur janë ndarë mjetet, Telekomi i Kosovës është udhëhequr nga ish kryeshefi Gent Begolli i cili së fundi është angazhuar në politikë duke aderuar në Aleancën Kosova e re të Bexhet PacoIIit.
/Sinjali/ post- november 2021