




Një 30 vjeçare ka treguar historinë e saj të jashtëzakonshme e cila ka sjellë në jetë 7 fëmijë, ka kryer dy fakultete dhe mban disa pozicione profesionale të konsiderueshme për nga përgjegjësia. Kjo nuk e pengon që të rrisë 7 fëmijët duke qenë bashkëshorte dhe nënë.
Rudina Magjistari: Kemi plot gjëra për të folur sot me Ajlin, e para grua drejtuese e hipotekës në Tropojë dhe ndërkohë e angazhuar në shumë organizime dhe projekte të tjera. Fillimisht le të ndjekim insertin që kemi përgatitur:





Ajlin Alfredaj është 30 vjeç. Ka lindur në Tropojë, por kur ishte e vogël është zhvendosur së bashku me familjen në qytetin e Shkodrës, ku edhe është rritur. U rikthye sërish në Fierzë të Tropojës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Pikërisht në atë periudhë Ajlin do të njihej dhe dashurohej me Alfredin djalin me të cilin do të krijonte familjen e saj të ëndrrave.
Një djalë i ri në atë kohë, mësues i edukimit fizik dhe njëkohësisht drejtori i shkollës së mesme të qytezës së Fierzës. U dashuruan dhe u martuan. Kanë 13 vite të martuar. Kur ishte 19 vjeçe, ishte shtatzënë për herë të parë. Ajlin zotëron dy diploma universitetesh, një në degën e Drejtësisë dhe një në fakultetin e edukimit fizik për mësuesi, disiplina Basketboll.





Do të rikthehej sërish në Shkodër për studimet e larta dhe për të punuar(Shkodra është qyteti ku ajo dëshiron të jetojë). Në vitet 2010-2017- Shkodër ka punuar si konsulente ligjore tek IRSh në Gjykatën e Shkodrës. Por për shkak të punës së Alfredit u rikthyen sërish në Tropojë, ku ai aktualisht punon si mësues i Edukimit fizik, nëndrejtor gjimnazi në Fierzë, në shkollën ku janë nxënës dhe fëmijët e tij, si dhe ka krijuar grupe futbolli të cilat i menaxhon dhe trajnon.
Ajlin, pasi ka punuar si juriste më parë, tani prej 1 viti është drejtuese e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.Gjithashtu është e angazhuar në pozicione të tjera si: Anëtare e Këshillit Bashkiak në Tropojë, Kryetare e Aleancës së Grave, Këshilltare e Qarkut Kukës dhe Anëtare e Kryesisë Kombëtare.