Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mesin e pjesës të parë të ndeshjes mes Teutës dhe Partizanit. Në një moment, mjekët e Partizanit kanë vrapuar për të shpëtuar një tifoz. Ata janë parë teksa kanë nxituar duke kaluar hekurat rrethuese të stadiumit, për të mbërritur te tifozi i Partizanit që kishte hasur probleme me zemrën.
Nga ana tjetër tifozët kanë menduar që të mbulojnë pamjet dhe kamerat të mos depertojnë, duke vendosur para flamurin e tyre. Në fund ka pasur edhe duartrokitje si për të treguar se gjendja e tifozit është më stabël, por në orët në vijim do të mësohen më tepër të dhëna mbi ngjarjen e ndodhur.