




Për mua nuk është fare problem që po shkarkohet Rektori i UP-së, por që po mungojnë arsyet bindëse për shkarkimin e tij dhe që po mungon kandidati serioz për Rektor të UP-së, e mbi të gjitha që po mungon PROGRAMI PЁR NDRYSHIMIN E GJENDJES NЁ UP.





Këta po e vendosin u.d. të Rektorit të UP-së, një person që tek sot e mori vesh se do të jetë u.d. i Rektorit të UP-së. Kulmi është se shkarkimin e Rektorit të UP-së po e bëjnë me një plagjiator si Selim Bezeraj dhe me një analfabet si Rifat Krasniqi. E kulmi i kulmit është që krejt kjo po bëhet me bekimin e Albin Kurtit.