Sekretari i PDK-së, Kurtit: Çka janë gjithë këto drafte pas veç 2-3 takimeve me Vuçiqin?

Sekretari i PDK-së, Betin Gjoshi, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për negociata të fshehta me Serbinë.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se Kurti po bën negociata nëpër terr me presidentin e Serbisë, Aleksander Viçiq.

Zyrtari i PDK-së e ka ftuar të parin e Qeverisë që të raportojë në Kuvend për këto bisedime.

“Albin Kurti nuk po kërkon konsensus politik. Ai po dëshiron që ta mbajë një takim larg qytetarëve dhe pas një kohe të dalë e të gënjejë se i vetmi që në këto takime mbrojti interesin e Kosovës ishte ai, kurse opozitarët ishin të gatshëm që ta kthenin Serbinë në Kosovë. Këto nuk i përbin më askush. Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm po dyshojnë në sjelljen e tij. Kryeministër, është një vend që e quajnë Kuvendi i Kosovës. Shko aty dhe informo qytetarët se çka ke ba veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin? Çka janë gjithë këto drafte pas veç 2-3 takimeve me Vuçiqin? Çka janë këto negociata nëpër terr me presidentin e Serbisë? Tregoju qytetarëve çka ke ba! Mos ik dhe mos u fsheh pas Dimalave e Bajqinovcave!”, ka shkruar Gjoshi.