




Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se, Asociacionit me kompetenca ekzekutive duhet t’i thuhet jo nga Qeveria e Kosovës.
Maloku shprehet se, me planin e Ahtisarit është paraparë krijimi i Asociacionit të komunave serbe, por jo kompetencat ekzekutive.
Sipas tij, Asociacioni, sot poashtu është normë dhe standard i tolerancës evropiane.
“Kosova me Projektin e Ahtisarit, ka hy në obligime që ta krijojë një Asociacion të komunave ku janë shumicë qytetarët serbë. Ama, kërkesa problematizohet në momentin kur këtë normë dhe standard evropian nuk po e kërkojnë serbët lokal (shkaku i nevojave të tyre), po institucionet shtetërore serbe (Presidenti, KM, ministrat, madje edhe mediet sociale, etj.), shkaku i interesave ekonomike e strategjike, që e ka pjesa veriore e Kosovës…për Serbinë”, thotë Maloku.





Ai thekson se, institucionet e Serbisë, nuk do duhej t’i projektonin, e lëre më t’i përfaqësonin interesat e serbëve të Kosovës.
“Por, meqë ish qeveritë e Kosovës e kanë pranuar Serbinë, si partnere negocuese tani në finalizim të këtyre negociatave, qeveria aktuale (mendoj unë) do duhej që të paktën ta “dramatizoj” ekstremisht këte fakt (edhe shkaku; i uljes së pazarit) e argument të fortë negocues”, thotë ai.
Sipas tij, Asociacionin, qysh po e lyp Serbia është (25% të territorit të Kosovës, për 3% serb!).
“Asociacioni është;
– ANTIKUSHTETUES, sepse, është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutes ahtisariane); por, është edhe;





– ANTISOCIOLOGJIK, (sepse, serbët janë minoriteti më i superdiskriminuar në botë);
– ANTIETIK, (sepse, s’ka shoqëri në botë, ku 3% minoritar, ta mbivotojnë shumicën absolute mbi 95%); e
– ANTIPOLITIK, (sepse, përveç që e çekuilibron komplet balancin e nivelit vendimarrës të shtetit, ai edhe e bosnjizon Kosovën)”, shprehet ai.
“Thënë, më thjesht; Asociacioni, me kompetenca ekzekutive përveç që do e bosnjizojë shtetësinë e Kosoves, ai edhe do e vonoj demokratizimin e Shqipërisë, Serbisë, Ballkanit, madje edhe të gjithë kontinentit evropian…”, përfundon profesori Fadil Maloku.