




Ushtruesja e Detyrës së pozitës së Rektores së Univeristetit të Prishtinës, Luljeta Plakolli – Kasumi, përveç familjare e Presidentes, Vjosa Osmani, doli të jetë edhe financuese e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Plakolli – Kasumi, kishte financuar fushatën e VV-së me 50 euro, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2019, transmeton Gazeta10.
Emërimi i Plakolli – Kasumit, në pozitën e U.D së rektores së UP-së, shkaktoi reagime të shumta në vend, pasi u cilësua se shkarkimi i Naser Sahitit nga kjo pozitë, ishte e padrejtë, pa pasur asnjë kritikë për punën e tij.