Kur fishkëlleu Hashimi”, “palohesh tek Kurti”/ Kapen keq Haxhi Avdyli dhe Hatim Baxhaku

Në tërë këtë vorbull të paqartë opozitare, më së shumti po më zhgënjen qëndrimi i pakuptimtë e kaq joparimor i LDK-së, dikur një parti institucionaliste e shtetëformuese. E tani çdo ditë e më shumë po shëndrrohet në një hije të zbehtë të PDK-së”, ka shkruar ndër tjerash Haxhi Avdyli.

E postimi i tij ka nxitur reagimin e ish deputetit të LDK-së, Hatim Baxhakut, të cilin dikur Haxhi Avdyli e kishte koleg.

“I nderuari Haxhi nuk kam dashur te debatoj me ty por ke fillua ta teprosh me moralizime e keshilla e parashikime per LDK. Te lutem rri ne GUXO e mendo e vepro si VV siç je duke bere. Nuk e kam te kjart fare pse merresh me LDK. Ku e merr ate te drejte te flasish dhe ti japesh keshilla dhe leksione LDK-se. Sa per transparencë ajo behet ne kuvend e jo neper zyra. A ka shkuar Kurti ne ndonje konsultim kur ishte ne opozitë? A do te skonte tani po te ishte ne opozite?! Une them se jo por do të dilte ne rrugë per ti kallur institucionet dhe sulmuar policinë”, shkroi Hatim Baxhaku në reagimin ndaj Avdylit.