




Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar komunën e Obiliqit, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët e komunës, para të cilëve ka thënë se që marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër.
Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pas takimit me Kurtin sot, ku ai shkoi pa dy partitë tjera opozitare PDK e LDK, të cilat e refeuzuan ftesën e kryeministrit për takim.
Në Obiliq, Haradinaj ka thënë se roli i Aleancës është që të ndihmojmë këtë proces ku kërkohet unitet politik.





“Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës. Roli im dhe i Aleancës është që të ndihmojmë këtë proces ku kërkohet unitet politik. Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.