




Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar në një intervistë për Kanal10, ndër të tjera ka thënë se ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyejë vendimin për targat për 10 muaj të tjerë.





Sipas tij, kërkesa për shtyrje nuk është vetëm e ShBA-së por e gjithë QUINT-it. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili e kundërshton një gjë të tillë.
“Escobar: Kërkova të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat por s’morëm garanci nga Osmani e Kurti. I nderuar, a t’ja lshojmë na Kosovën Vuçiçit se nashta po i pengojmë? A? Qysh po thu ti?”, ka pyetur ironikisht Gjinovci.