




Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit në bufen e kuvendit.
Ai tha se kjo sjellje është e papranueshme, teksa i paralajmëroi se në rast se e njëjta do të përsëritet, do të ua thërras inspektoratin.





“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca, njofton Klanosova.tv.
Tutje, ai ua kujtoi deputetëve se në çdo hapësirë të kuvendit dhe të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, ku i ftoi që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit.