




“Rikthimi i Stupcave” ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit. “Stupcat” do të rikthehen me Vedatin dhe Mensurin, por pa Osman Azemin.
Ndërsa, mbrëmë u publikua lajmi për dyshim të keqpërdorimit të mbi 150 mijë eurove tek “Stupcat Group”. Pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi i nipit të Jkup Krasniqit, i cili nuk ishte pajtuar asnjëherë me humorin që bënin ata duke u tallur me komandantët e UÇK-së.
Stupcat i ndanë rrugët për shkak të parave- Osmani akuzon Vedatin e Mensurin për keqpërdorim të 150 mijë eurove – Insajderi





“Keta qe godisnin komandantet dhe luften e flisnin per hajni sikur te ishin padronet e drejtesise, krejt skenaret i paskan pase te bazuara, por jo per te “verteten” qe e shisnin, por per ate qe e paskan mbajtur te fshehur, hajnine mes vete. Moralizues gjithandej”, ka shkruar Arian Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se, Stupcat disa herë kishin bërë humor me personalitetin e Ja.kup Krasniqit, madje ata së fundi e paraqitën Krasniqin prapa grilave ku morën shumë komente negative nga familjarët e Krasniqit, i cili po mbahet në Hagë në pritje të nisjes së gjykimit.