




Sot është publikuar një listë me emrat e pronarëve të villave në Brezovicë. Lista përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë.
Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se ata që ishin bashkë në keqqeverisje, janë fqinj në villa në Brezovicë.
Postimi në Facebook:





Kur e sheh listën e pronarëve të vilave të sekuestruara në Brezovicë, e sheh po ashtu se, ashtu siç kanë qenë bashkë në keqqeverisje, janë bërë bashkë edhe me vila. Krah njëri-tjetrit gjatë ushtrimit të funksionit e përfitimeve, krah njëri-tjetrit e fqinj edhe me vila.