




Numri i rasteve të dh unës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku v iktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dh une psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrrat me nuse.
Mbrëmë pas mesnatës, një 27-vjeçare në Prishtinë ka përfunduar në stacion policor, si e dyshuar për dh unë në familje.





Sinjali mëson se ajo është denoncuar nga vjehrra e saj, e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me renë e saj, e kishte gjuajtur atë më lugë.
Ndaj kësaj kishte reaguar nusja e cila dyshohet ta ketë k ërcënuar vjehrrën e saj duke i thënë mos ta prekë dhe i ka thënë se do e mbyste po të mos ishte nëna e bashkëshortit të saj.
E dyshuara është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dh unë në familje’.