




Gazetari Valon Syla ka komentuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit e ftoi PDK’në në një takim, ku sipas raportimeve, ende nuk i dihet agjenda.
Syla përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se paradite Kurti e VV’ja e shan opozitën, ndërsa në mbrëmje i thërret në takim, pa u treguar as agjendën.





Sipas tij, Kurti e VV’ja janë të padijshëm, të poshtër e të pafytyrë.
“Albin Kurti e VV’ja paradite i shanë me Video e me robë të gjallë opozitën. Natën i thirrë në takim, pa ja u kallxu as agjenden ma të thjeshtë.
Këta përnime janë edhe të padijshëm edhe të poshtër edhe të paftyrë. Hajde ecni kryne një punë ma në fund mo. 51% i keni. Çka pe thirrni PAN’in tash?”, shkroi Syla.