




Analisti politik Gazmir Raci ka folur rreth vizitës së fundit të emisarit të ShBA-së në Kosovë, Gabriel Escobar, dhe takimet e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe me liderët e opozitës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se opozita duhet t’i përgjigjet edhe Kurtit pozitivisht, pas ftesës për takimin që ua ka bërë.





“Nëse shkojnë për takim lidhur me procesin e dialogut tek emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përse të mos shkojnë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, i cili i ka ftuar për t’u konsultuar dhe për të bashkërenduar me ata”, ka thënë Raci, njofton Klankosova.tv