




Gazetari Milaim Zeka, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ikballe Hudutit, e cila mbrëmë në Kanal 10, ka thënë se “Burrat kosovarë nuk e meritojnë as atë grua që e kanë”, shkruan Korrespodenti.
“Na ka goditë rëndë, nuk durohet kjo, sidomos ku është e vërtetë. Gjyshja ime e ndjerë më thoshte: -Edhe budalla ja qëllon njihere. E ka pas garant për ketë rast”, ka shkruar Zeka.
Postimi i plotë i Milaim Zekës:
Kujtojmë se mbrëmë në emisionin “Politiko” me autor Kushtrim Sadikun, Islamologia Ikballe Huduti, ka thënë se sipas standardave të sotme, burrat kosovarë nuk e meritojnë as gruan që e kanë, e lëre më shumë.





“Në Kuran shkruan, martohuni me ato që i pëlqeni, me dy me tre, me katër, por më mirë për juve është vetëm me një. Sot me këtë standard, burrat e Kosovës nuk e meritojnë as atë grua që e kanë në shtëpi”, ka thënë ajo.
Për ta dëgjuar deklaratën e plotë të Ikballe Hudutit, shikojeni emisionin në videon e më poshtme. /Korrespodenti