Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së “Medalja e Artë, për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10-të ambsolute.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se të rinjtë janë arsyeja që ai vijon punën dhe nuk ndal përpjekjet për të bërë maksimumin në punën e tij.
Gjithashtu, kryeministri rrëfeu dhe historinë e një babai me vështirësi ekonomike i cili kur u telefonua nga ministrja e Arsimit asoj kohe, Lindita Nikolla, se vajza e tij kishte fituar një bursë studimi në universitetin më të mirë të Stambollit, nuk e besonte. Mirëpo, pas insistimit të Nikollës ai e besoi dhe filloi të qante.
Kjo histori e kryeministrit përloti dhe një nga nxënëset që ndodhej aty.
“Sot që emerrni medaljet shumë nga përpjekjet momentet vështira,çastet e hutimit, lodhjet janë harruar.
Nuk duhet harruar asnjëherë që se ai rezultat është fryt i një përpjekje të jashtëzakonshme. Nuk duhet harruar për ta çmuar jo rezultatin por çdo kënd rreth jush që ka qenë i rëndësishëm për të arritur këtë rezultat. Nuk e kam të mundur mos përpsëris veten duke thënë këtu diçka që ja u kam thënë atyre para jush sepse kjo është pjesa më e bukur për mua dhe më prekse e rezultatit tuaj. Pjesa që ka të bëjë me familjet tuaja të cilat janë nga të gjitha kategoritë dhe natyrisht pjesa më e madhe tuaja nuk janë familje të pasura, madje nga sa ne kemi parë gjendjen sociale pjesa më e madhe e familjeve tuaja janë familje prindërish që përpiqen shumë. Më kujtohet përpara disa vitesh kur ne dhamë disa bursa për disa maturantë ekselentë që shkuan të studiojne në Stamboll, ndoqëm një rrugë shumë të thjeshtë e filluam nga e para dhe me rradhë derisa të plotësohej numri 10 që ishin bursat.
Telefonuam, ishte Lindita atëhere dhe telefonoi babain e vajzës që ishte e para për ti thënë që vajza juaj nëse dëshiron mund të marrë këtë bursë, unë jam minsitrja dhe zotëria nuk e besonte mendonte se dikush po tallej në telefon. Dhe ndër të tjera i thotë ministres që të lutem se unë nuk jam dikush që mund të përdorem për tu tallur jam një nejri që kam halle, kam disa fëmijë për të rritur dhe punoj nga mëngjesi deri në darkë në një kioskë”. Pastaj kur kuptoi që kjo nuk isht tallje, por e vërtetë filloi të qante. Sepse i dukej e pabesueshme. Arsyeja pse e solla këtë s ishte se ajo vajza që aty shkëlqu i kishte të gjitha arsyet për të thënë nuk po shkoj në shkollë, skam pse përpiqem se jeta ime nuk më jep mundësi që disa të tjerë i kanë. Me atë situatë në familje jo të lehtë ku patjetër që gjithçka ishte kursyer për mësiemt e saj dhe motrave të sja i kishte të gjitha justifikimet e pranishme.
Edhe këtu shumë nga ju mesiguri keni pasur çdo ditë për të gjetur siguri, një prind pa punë. Të ardhura të pamjaftueshme, çdo ditë. Ju nuk keni zgjehdur të justifikoheni, edhe madje të justifikoheni me të drejtë. Ju keni zgjehdur tja dilni. Dhe për këtë arsye meritoni të gjithë respektin dhe për këtë arsye unë edhe sot e përsërit të njëjtën gjë dhe dua ta mbyll këtë përsëritje duke ju thënë besojeni apo jo, por ju që jeni ëktu dhe të gjithë ata si ju jeni një nga arsyet më të mëdha të rëndësishme, më të paharrueshme për mua që të merrem me këtë punë dhe të bëj të gjitha përpjekjet që gjërat të shkojnë sa më mirë, tha Rama.