Gazetare: Erza Elezaj
Është marrëveshje e cila u nënshkrua në Bruksel shtatë vite më parë, por po pritet të jetë sërish në tavolinën e bisedimeve.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe apo siç quhej nga opozita e mëhershme “Zajednica” nuk u implementua asnjëherë, as pas nënshkrimit.
Kjo për arsye se Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar atë për disa nene që ishin konsideruar anti-kushtetuese.
Gjatë ditës së enjte në mediat vendore qarkulloi një draft marrëveshje e përgatitur nga ekspertët gjermanë për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.
Aty përcaktohet statusi i asociacionit si dhe funksionet dhe organizimi i tij.
E nenet që dikur ishin arsye e rrëzimit të asociacionit, nuk është se janë shumë të ndryshme në draft-marrëveshjen e re që po qarkullon.
Aty përmendet termi “etnitet i ligjshëm”, njëlloj si dikur.
Pos edhe ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë në pothuajse të gjitha fushat i garantohet asociacionit, ashtu siç i garantohej në vitin 2015.
Madje në draftin e ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe vërehet ngjashmëritë me atë të vitit 2015 edhe në strukturën organizative.
Kjo pasi që aty përcaktohet Kuvendi i Asociacionit, Presidenti i Asociacionit, Kuvendi, Këshilli, Zyra e Ankesave etj.
Asociacioni do të ketë edhe flamurin e tij.
Kjo draft-marrëveshje thuhet të mos jetë e vetmja për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë.