Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se vetëm ndarja e Kosovës do të ishte e pranueshme për Serbinë.
Bytyçi shkruan në një postim në Facebook se, a ishin përpjekjet e Edi Ramës, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut, Vlora Çitakut dhe të tjerëve në pajtim me interesat e kombit shqiptar?
Ai shkruan se, interesat e shqiptarëve nuk përputhen me përfaqësuesin e Millosheviqit në qeverinë e Serbisë.
Sipas tij, protagonistët shqiptarë kanë interesa të përbashkëta me Vuçiqin.
Postimi i plotë:
Aleksandër Vulin është ministër i Brendshëm i Serbisë. Ai përfaqëson në qeverinë e Beogradit partinë e Sllobodan Milosheviçit. Sipas gazetës Novosti, Vulin ka deklaruar sa i përket zgjidhjes së konfliktit me Kosovën, se vetëm ndarja e saj do të ishte e pranueshme për Serbinë. “Nëse më pyesni mua për qëndrimin tim, vetëm ndarja, vetëm ndarja fizike me shqiptarët, vetëm një kufi i qartë dhe i mbajtur fort e ndal “Shqipërinë e Madhe”, dhe kjo e vendos përfundimisht në rendin e ditës çështjen e bashkimit të serbëve”, shprehet Vulin!
Le të më thotë dikush tani se përpjekjet e Edi Ramës, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe disa të tjerëve, përfshirë edhe Vlora Çitakun dhe Çollakun e ish-presidentit të Kosovës, për ndarjen e Kosovës ishin dhe janë në pajtim me interesat e kombit shqiptar! Interesat e shqiptarëve e të Kosovës nuk përputhen kurrë me përfaqësuesin e Milosheviçit në qeverinë e Serbisë. Por mesa duket protagonistët shqiptarë të ndarjes së Kosovës kanë interesa të përbashkëta me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiq!!