




Profesori dhe anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj, i cili jeton dhe vepron në Francë ka folur rreth qëndrimit të Parisit për çështjen e liberalizimit të vizave.
Murtezaj ka thënë se takimi që ka ndodhur në tetor ka qenë një takim pune dhe se aty s’ka pasur të merret ndonjë vendim për heqjen e liberalizimit të vizave.





Muretzaj ka thënë se vendimi përfundimtar e që është politik merret në muajin dhjetor, raporton Gazeta Express.
Ai në një intervistë për Frontal të T7 ka thënë se është optimist për qëndrimin e Francës.
“Vendimi përfundimisht, politik, ai është kryesori. Merret diku në dhjetor. Unë jam optimist që do të merret pozitiv. E pastaj data se kur mund të udhëtosh, është periudhë disa mujore”, ka thënë Muretzaj. /Express/