Jetlira Jaha, studente e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, poS përkushtimit ndaj librit dhe studimeve të saj, ajo pjesë të përditshmërisë ka bujqësinë dhe blegtorinë. Jaha e nis ditën duke mbledhur pemë – për të vazhduar më pas për t’u përkujdesur për kafshët.
“Atë ditë që kam me shkua në fakultet, zgjohem më herët, zakonisht me babain mjelim lopët – kur s’është nëna në shtëpi. Gjatë verës, këto punë nuk janë të lodhshme. Nuk është shumë. Kur ftohet koha është pak më vështirë”, rrëfen ajo për ATV.
Shiko videon:
Ajo ka folur edhe për studimet e saj, teksa thotë se ka vetëm një brengë – atë të transportit./Llapi.info