Deputeti i VV’së, Haki Abazi ka folur për daljet e tij në konferenca i vetëm për të shprehur qëndrimet e tij në lidhje me çështje të caktuara.
Abazi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se daljet e tij në konferencë i vetëm nuk janë sinjale se po largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, këto veprime e dëshmojnë se ekziston hapësirë e mjaftueshme e deputetit për të thënë hapur atë që mendon.
“Natyrisht që unë e kam gjet veten brenda VV’së, i kam marr votat si deputet i VV’së, dhe vazhdoj të jem në VV.
(Daljet nëpër konferenca) Kjo dëshmon, ekzistencën e hapësirës së mjaftueshme të deputetit për ta thënë hapur atë që e mendon.
“(Aludimet se po del nga VV’ja) Këto janë interpretime sepse bazohen në të kaluarën se si ka ndodh, se kur ke pas një qëndrim jo të ngjashëm, konsiderohet që është dalje. Unë nuk mendoj që kjo është gabim, apo dëm, përkundrazi është vlerë, që të bëhet debati parlamentar e të kemi përplasje pozitive sa i përket zhvillimeve. Prej këndit tim, (përplasjet pozitive)janë të domosdoshme për të dalë te zgjidhjet”, tha ai.