




Aktori i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu, ka spikatur gjithmonë për ironinë e tij.
Së fundmi, ai ka ironizuar pagat, të cilat i ka krahasuar me vezët e ziera.
“Rrogat në Kosovë janë pak a shumë si veza e zier.E qëron 15 minuta, e han per 3 sekonda.”, ka shkruar aktori në ‘Facebook’, ku ka marrë komente të shumta dhe nga më të ndryshmet.