Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka insistuar që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen.
“Një bisedë serioze dhe të përgjegjshme me Miroslav Lajçakun për çështjet e hapura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinë. Ne vazhdojmë të lu. ftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshje të arritura deri më tash dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.
Lajçak javën e kaluar ishte në Prishtinë, ku ishte takuar me kryeministrin Albin Kurtin.
E në Prishtinë kishte thënë se në Beograd do t’i diskutojë temat e njëjta.
Pra tema që lidhen me targat, marrëveshjen për energjinë si dhe normalizimin e marrëdhënieve.