Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se duhet të përmbyllet marrëveshja me Serbinë.
“Nëse lihet rrugë për negociata tjera me Serbinë atëherë ka dështu qeveria”, tha ai.
Gjini dha një propozim se çka “duhet me i thënë Serbisë”.
“Serbisë duhet mi thon ma mirë ta qet me na njoftë, se nëse nuk na njeh i humb krejt”, tha ai.
“Duhet me i qel rrugë vetës… Na duhet një marrëveshje me partnerë tonë”, tha ai.
“Për Kosovën ideale është më mbërri marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke… Nuk pranojmë dokument që na kthen pas 10 vitesh mbrapa në tavolinë me Serbinë”, tha ai.
“Nëse për shkak të Kosovës nuk arrihet marrëveshja, atëherë, Kurti ka me ia bo një dëm të pariparueshëm Kosovës, afatgjatë”, tha ai.