Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka komentuar një deklaratë të përsëritur të kryeministrit Albin Kurti. Gjini ka thënë se Kurti dikur thoshte që nuk e kupton presionin e ndërkombëtarëve, duke dhënë kështu një mesazh të gabuar.
Gjini ka thënë se Kurti e ka thjeshtuar shpjegimin e tij, duke thënë se atij nuk do të mund t’i bëjë askush presion sepse nuk është i korruptuar.
“Albin Kurti thoshte nuk e di çka është presioni, s’muj me kuptu. Aq thjeshte ka triavlizu këtë temë, thoshte këtyre i bëjnë presion se janë të korruptum, mu s’munden se s’jam”, ka thënë Gjini.
Sipas tij, Kurti duhet ta kuptuar tani kur është në krye të qeverisë, se presioni nuk bëhet ndaj individit, por mbi shtetin,
“Presionet nuk kanë të bëjnë me individin, tash besoj e ka pa që një shtet si Kosova është i ndërvarur nga shtete të tjera… presioni i bëhet shtetit, u bëhet shteteve të mëdha. Duke i folë këtë fjalë në mënyrë indirekte, Kurti ka thënë që shtetet mike janë duke i mbështetetë të korruptuarit sepse po u nevojiten. Ky shpjegim është fatal. Kosova nuk ka kah me i kthy sytë përpos nga Amerika dhe Evropa”, ka deklaruar Gjini në T7.