Mund të jetë shumë frikësuese të negocioni për një pagë më të lartë. Ky mund të jetë veçanërisht problemi kur ju vetëm sa keni filluar karrierën tuaj dhe ndoshta frikësoheni të thoni diçka.
Por sipas një studimi të ri, sasia e të ardhurave që do t’i fitoni në jetën tuaj do të vendoset gjatë 10 viteve të para të karrierës tuaj.
Ekonomistët shikuan historinë e të ardhurave të punës për grupet e njerëzve të cilët filluan të punojnë në vitet 1957, 11967, 1977 dhe 1983 dhe zbuluan se paga ishte më e vogël në vitet më vonë dhe pagat më të mëdha ndodhën gjatë kohës kur individët në këta grupe i bënë 25 vite.
Përtej ndarjes gjinore, ekonomistët theksuan se për meshkujt, për shembull, të cilët hynë në tregun e punës në vitin 1967 në krahasim me ata të cilët filluan të punonin në vitin 1983, të ardhurat mesatare ranë nga 10 dhe 19 përqind.
Për gratë të cilat hynë në fuqinë punëtore në një përqindje të lartë, përderisa koha kalonte ‘’të ardhurat mesatare u rritën në 22 dhe 33 përqind, por këto fitore ishin të lidhura me të ardhurat e ulëta për grupet e hershme’’.
Edhe më shumë arsye që të rehatoheni duke ditur vlerën tuaj dhe duke mbrojtur atë sa më mirë dhe sa më herët që mundeni. (Entrepreneur)