Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se nuk ka deklaruar që rritja e pagës minimale e zgjidhë problemin e ikjes, poqë synohet kjo rritje për shkak se pagat e ulëta janë aryseja pse ikin qytetarët.
Në dokumentarin Expose fillimisht ishte publikuar titulli që “Ikja e qytetarëve – Basha: Me ngritjen e pagës minimale në 250 do të zgidhet ky problem”.
“Sqarim: Ka qarkullu një lajm i dhënë fillimisht nga Gazeta Blic, por që pas një komunikimi me gazetarin është korigju, mirëpo i njejti titull jo korrekt po vazhdon të qarkulloj në portale tjera”, ka thnë Basha.
Ai e postoi citatin që çfarë ka thënë.
“Ne po synojmë edhe rritjen e pagës, për shkak se arsyja kryesore që ikin janë pagat e vogla, nuk duhet të harrojmë se në leximin e parë ka kaluar ligji për pagën minimale, aty përfshihen mbi 105 mijë qytetarë që marrin më pak se 250 euro neto dhe me pagën minimale zgjidhet ky probleme”.
Ai thotë se në këtë sekuencë ka folur vetëm për Projektligjin e Pagës Minimale.
“Pra në këtë sekuencë kam fol VETËM për Projektligjin pë Pagën Minimale që zgjidh një pjesë të problemit, por asnjëherë se ky Projektligj është zgjidhja. Për zgjidhjen kam fol në të njejtën intervistë kam cekë edhe masat e shumta që Qeveria Kurti po ndërrmerr që ta zbusin problemin e ikjes nga vendi”, ka thënë ai.