




Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të shtunën që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ndaj kësaj kërkese të PDK-së, ka reaguar publicisti dhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi.
Ai në një postim në Facebook ironizoi duke ‘këshilluar’ PDK-në që të kërkojë shkarkimin e kryeministrit Kurti dhe jo të ministres Hajdari, përcjell “Bota sot”.
“Mbasi është çështje dëshirash, pse nuk shkoni me kërkesa maksimale?! Nejse, ju e dini vetë, po thashë mos po mbeteni keq për këshilla!”
Postimi i plotë





Hiçuni Rozetës, kërkoni shkarkimin e Albinit! Po ju dhembset, a?! Një gurë e faaap degën me gjithë zogj për tokë! Mbasi është çështje dëshirash, pse nuk shkoni me kërkesa maksimale?! Nejse, ju e dini vetë, po thashë mos po mbeteni keq për këshilla!