Hajnat e “fikin” Fifin në New York

Prej disa ditësh, Fifi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja zbuloi se kishte udhëtuar së bashku me partnerin e saj, Adis Patushi.

Mirëpo, së fundmi, ajo është përballur me një ngjarje të pazakontë.

Këngëtarja ka zbuluar se ka rënë prej e një vjedhjeje në Manhattan.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka bërë me dije se i kanë vjedhur telefonin.

“Loçkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruajë ose të më thirrur mos u lodhni. Derisa të vij në Tiranë, Fifi është pa numër”, ka bërë me dije ylli i muzikës.