Një nga temat më të përfolura kohëve të fundit mbetët sekuestrimi i vilave në Brezovicë.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci.
Ai përmes një postimi në facebook ka ironizuar duke parashtruar pyetjen nëse e di dikush se të kujt janë vilat në Brezovicë, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu deputeti kujton lajmin për vëllaun e tij për punësim në KEK, duke shtuar që po të ishte ndonjë vilë e sekuestruar e ndonjë familjari, ballinat do të ishin të mbushura me lajme të tilla.
Diçka jeni “shukat” për pronarët e këtyre vilave, shkroi tutje Bajqinovci.
Postimi i plotë
A po dihen vilat e kujt janë sekuestruar në Brezovicë dhe pse nuk po i shoh emrat e pronarëve?
Vëllaun tim nga Kanada e patën punësuar në KEK. Po të ishte ndonjë vilë e sekuestruar e ndonjë familjari, ballinat do të ishin të mbushura me lajme të tilla. Diçka jeni “shukat” për pronarët e këtyre vilave.
Ma gjallë ma gjallë