Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pretendon gjysma e bizneseve në Kosovë do të mbyllen në mungesë të fuqisë punëtore, brenda katër viteve të ardhshme.
“Nuk mund të flasim për një dekadë sepse është shumë e madhe, mund të them se brenda 4 viteve numri i kompanive do të përgjysmohet, çështja e fuqisë punëtore tek sektori privat, nuk do të ketë punëtor nën moshë 50 vjeçare pasi që kjo moshë për në perëndim nuk e ha tregu, dhe punëtorët e vendeve të huaja do të jenë prezentë në Kosovë dhe me që këtij trendi nuk po i del përball askush, faktikisht po themi shpesh herë që për inati të res me vdekt djali, po e them sepse këta pronar kompanie e meritojnë të mbesin pa punëtorë se kushdo që ka kërkuar kushte më të mira i kanë thënë se nëse nuk do me punu kështu ja ku pret tjetri të dera dhe tani kjo ka ndryshuar, shumë projekteve në Kosovë janë ngadalësu intensiteti i punëve në mungesë të punëtorëve të kualifikuara. Punëtorët nuk i kanë synimet këtu, nuk dim çka tiu themi kur ka të atillë që paguhen me 230 euro apo 170 euro dhe derisa pretendojmë që ajo duhet të jetë në 500 euro kurse qeveria njëanshëm ka propozuar pagën 250 euro neto dhe atë nuk po mund ta bëjë dhe çdo gjë ka mbetur në stuhin e vetë”, tha Azemi.
Ky përfaqësues i punëtorëve të sektorit privat, trendin e ikjes së tyre e krahason me atë të viteve të 90-ta, kur Kosova ishte nën okupimin e regjimit serb. I njëjtë si pas tij është edhe numri i atyre që janë larguar tashmë.
“Realisht, Kosova jo që po rrezikon tani por ka qenë e rrezikuar që tri vite me një numër shumë të madh të ikjes së punëtorëve, me punëtorë të kualifikuar çdo profil ka mungesë, nuk ka mungesë të punëtorëve të pakualifikuar, por nuk ka kompani apo dyqan që i duhet një punëtor profesionistë, përderisa kemi informacione se për të ruajtur punën, kompanitë për të njëjtin shërbim po paguajnë dy punëtorë, pasi që nga momenti në moment njëri mund ti ikë dhe njërin ta ketë aty. Nga viti 90-99 Kosovën e kanë lëshuar rreth 500 mijë të rinjë, ndërsa edhe tani pas luftës po është gati e njëjta shifër, ka një ikje edhe të punëtorëve dhe të rinisë në rreth 500 mijë qytetarë që kanë ikur jashtë”, tha ai.