Mos e lërë ditën të të ikë. Ajo sapo ka filluar. Nis çdo ditë duke bërë këto 5 aktivitete dhe mbaj lart energjinë dhe produktivitetin.
Ditës nuk mund t’ia shtosh orët, por shumicën e tyre mund ta bësh më produktive. Këtu janë 5 gjërat që i bën çdo mëngjes dhe që do të të ndihmojnë të përqendrohesh, të fitosh energji dhe të jesh gati për fundjavën e ardhshme.
Zgjohu herët
Duke i dhënë vetes një orë më shumë në mëngjes, i jep mundësi të parashikojë edhe pjesën tjetër të ditës. Mund t’i arrish lehtësish të gjitha qëllimet që i ke vënë vetes, të jesh e qetë dhe të mendosh me kthjelltësi për punën dhe orët e ardhshme. Të zgjohesh herët mund të jetë një qëllim i vështirë për t’u kthyer në zakon, por aspak i pamundur. Mos harro që ia vlen edhe pak sforcim për ta bërë. Mjafton një javë dhe do ta shikosh sa të lehtë do ta kesh për t’u ngritur nga shtrati, madje edhe do ta ndiesh veten më produktive. Mjafton të shkosh në shtrat në një orë më të arsyeshme, në mënyrë që zgjimi të mos jetë më aq i dhimbshëm.
Bëj ushtrime
E di që 30 minuta ushtrime të moderuara në ditë janë të barasvlershme me dy orë e gjysmë produktivitet pas një pune 8-orëshe? Atëherë praktikoje këtë në mëngjes dhe përgjatë gjithë ditës në punë do ta ndiesh veten më produktive, sepse ato 30 minuta do të japin efektin në orët që do të shpenzosh në zyrë. Dhe si bonus, koha e ushtrimeve nuk humbet asnjëherë, me gjithë orët e gjata nëpër takime apo emergjencat.
Rishiko gjërat më të rëndësishme
Mjaftojnë 10 minuta për të vendosur gjërat më të rëndësishme që do të arrish gjatë orëve të ardhshme. Ky është një kontroll i thjeshtë që bën me veten, edhe për të rikujtuar çfarë ke prioritet në këtë ditë. Mbaji në mendje dhe përpiqu t’i realizosh sipas parashikimeve. Bëj një listë me dy apo tre gjërat më të rëndësishme (ato që duhet të realizosh patjetër) dhe para se të shkosh në shtrat, rishikoje. Nëse i ke realizuar, atëherë ke bërë progres.
Bëj një listë me gjërat që NUK duhet të bësh
Kushdo ka një listë me disa zakone, nga të cilat do të heqë dorë. Për disa, lënia e duhanit është një hap mjaft i vështirë. Për të tjerë kjo mund të jetë diçka e vogël, por shumë domethënëse për të mos kërkuar falje kur vendos veton “not smoking” në punë. Gjithsesi, çfarëdo që të përmbajë kjo listë me MOS-e, është mirë t’i shkruash dhe pastaj ta rishikosh çdo mëngjes, në mënyrë që t’i hedhësh vazhdimisht sytë te pjesa më e vështirë.
Medito
Ndoshta nuk je ulur asnjëherë këmbëkryq dhe të meditosh për disa minuta. Thjeshtë gjej 5 apo 10 minuta në ditë për të marrë frymë, relaksohu dhe përqendrohu në gjërat më të rëndësishme. Në varësi edhe të qëllimeve që i ke vënë vetes gjatë ditës, por edhe pas listës me MOS-e që ndërtove pak më sipër, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u qetësuar. Disa ushtrime vizuale pozitive, lutje apo edhe thjeshtë duke menduar me qëllim të mirë për gjërat që do të bësh gjatë ditës (jetën, karrierën, biznesin apo familjen.)
Dhe pasi t’i kesh kryer të gjitha këto rituale, është koha për një mëngjes të shëndetshëm (që e gjen këtu). Edhe pse “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, ekziston një mit që thotë se trupi nuk i djeg njëlloj të gjitha kaloritë që merr nga mëngjesi. Pra, nëse i merr në shtëpi këto kalori, do ta ndiesh veten të ngopur dhe do t’i djegësh më mirë ato, ndërsa nëse pret derisa të shkosh në zyrë, atëherë trupi do t’i depozitojë kaloritë dhe do t’i djegë ato më ngadalë (por edhe pas një ore do të jesh e uritur.)