




Ish Komandanti i Njësisë Cobra të UÇK-së, në kuadër të Brigadës Agim Ramadani, në emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka akuzuar disa zëvendës komandantë të Koshares, duke thënë se ata kanë qëndruar në vijat e dyta apo nëpër biruca, kurse tash dalin e shesin mend se janë bërë Iuftimet në Koshare.
Ai ka përmendur një shembull se si një çantë që vet Vllasi ia kishte marrë komandantit serb kur kishin pushtuar kazermën e Koshares dhe ia kishte dhuruar Sali Çekajt, ata zëvendës komandantë duke mos i veçuar me emër, pas Iuftë e kanë proklamuar se kinse ia kanë marrë komandantit serb.





Vllasi ka thënë se një komandant dhe një i afërm i tij i kanë marrë gjërat personale të Sali Çekajt më 21 prill 1999 dhe se nuk dihet se ku i kanë dërguar, duke treguar se bëhet fjalë për dy lapropë, njërin të cilin Sali Çekaj e mbante në vinë e parë të froniti e që e mbushte vazhdimisht me bateri dhe tjetrin që e mbante në vinë e dytë në bunkerin e tij.
Emisioni i plotë: