Një prej turbinave më të mëdha në botë me erë, ka shënuar prodhim rekord të energjisë së ripërtërishme – përkatësisht prodhimin e 359 MWh gjatë periudhës prej 24 orëve.
Kompania spanjollo-gjermane Siemens Gamesa që merret me prodhimin e turbinave me erë që montohen në det dhe tokë, ka njoftuar se prototipi i turbinës me erë SG 14-222 DD ka thyer rekordin botërore për sasinë më të madhe të prodhuar të energjisë brenda një dite.
Ajo prodhoi 359 MWh, të mjaftueshme që një veturë elektrike të përshkojë 1.8 kilometra, pa pasur nevojë për prodhim shtesë të energjisë elektrike, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë është mbresëlënëse, është fakti që kjo turbinë me erë vetëm 10 muaj më parë kishte filluar prodhimin e parë të energjisë elektrike në një qendër testimi në Osterild të Danimarkës.
Prototipi u vendosë në këtë qendër në nëntor të vitit të kaluar, dhe filloi me prodhimin e energjisë pasi u kryen kontrolle dhe u konstatua se mund ta fillojë punën.
SG 14-222 DD është një turbinë prej 14 MW e montuar në det që ka kapacitet prej 15 MË me funksionin Power Boost.
Posedon rotor me një diametër prej 222 metrave, e lopata B108 kanë një gjatësi prej 108 metrave që mund të riciklohen.
Një turbinë e tillë brenda një viti mund të prodhojë energji të mjaftueshme për 18 mijë shtëpi në çfarëdo qyteti në Evropë. /Telegrafi/