Në emisionin EURO n’7 Arben Mustafa, Kordinatori i Deparatmentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK ka thënë se mënyra se si qeveria ju ka qasur krizës së cmimeve ka qene sikur kjo të ishte krizë me karakter afatshkurtër dhe pasojë e abuzimit me cmime, ndërsa që bëhet fjalë për një krizë që reflekton zhvillimet në forcat e tregut me efekte afatgjate për ekonominë.
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar pesë masa të ndryshme implmentimi i të cilave do lehtësonte tejkalimin e krizës ekonomike.
Sipas Mustafa qeveria në vend të konsultimeve dhe debatit për ekonomi ka zgjedhur të injoroj cdo propozim qoft nga opozita qoft nga shoqëria civile. Këto masa sipas tij do të ndikon që në xhepin e kosovarëve të jenë rreth 150 euro më shumë, ndërsa moszbatimi i tyre do të thotë më shumë varëfëri për qytetarët e vendit.