Kur kërkon në Google se kush është raca më e bukur në botë, rezultati i parë del një artikull që përshkruan gratë shqiptarë i cili është botuar 4 vite më parë.
Por çfarë shkruhet në këtë artikull për bukurinë shqiptare? Artikulli i botuar nga revista Sia, përshkruan se gratë shqiptare me flokë në ngjyrë të errët dhe sytë me ngjyrë, ato janë shumë të veçanta. Njëjtë si ecja e tyre edhe vallet që shqiptarët kërcejnë të kënaqin syrin.
“Herën e parë që pashë vallet e tyre, më dhuruan një kënaqësi të veçantë. Lëvizjet janë elegante dhe të fuqishme njëkohësisht. Po, ata janë shumë të bukur dhe shumë të talentuar. Dua të them se ata janë raca më intelektuale në Ballkan.
Shqipëria ndodhet në veri të Greqisë dhe përtej detit Adriatik. Në këtë vend gjenden një sërë mrekullish natyrore dhe shqiptarët janë më së shumti jetojnë jashtë vendit. Për shembull, në Kosovë, mund të gjesh dy milion shqiptarë dhe në pjesën tjetër të botës 15 milion shqiptarë.
Familja është shumë e rëndësishme dhe mendojnë se familja e tyre duhet të përfshihet në çdo vendim që marrin, sepse kjo është ajo që i bën ata të lumtur, ta shohin familjen e tyre të lumtur. Vlerat familjare dhe traditat që ato kanë janë mjaft të larta. Atyre u pëlqen t’i mbajnë dhe praktikojnë këto, në vend të besimit të tyre.