




Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, ku kësaj herë ka qenë në Suharekë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se, bashkëbisedimin me qytetarët ai po e vazhdon pasi pushtetarët po fshihen nga qytetarët.
Postimi i plotë:





Përderisa pushtetarët po fshihen nga qytetarët, kam vazhduar sot ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, kësaj radhe në Suharekë.
Biseduam për dialogun, domosdoshmërinë e rolit amerikan në të si dhe rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë anëtarësimi në NATO.
Gjithashtu, shpreha shqetësim për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës në vend, çmimet në rritje, por jo edhe pagat, të cilat edhe më tutje mbesin të parregulluara me ligj.
Dobësimi dhe varfërimi i mjekëve, mësimdhënësve, policëve e zyrtarëve të tjerë të shtetit, shkakton dobësimin e sistemit shëndetësor, arsimor, atij të sigurisë dhe shtetit në tërësi.