Deputeti thyen telefonin me çekiç, derisa po fliste në parlament

Një deputet turk ka thyer celularin me çekiç teksa po fliste në parlament.

Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar të mbështetur nga qeveria, që synon të luf.tojë “dezinformimin” në internet.

“Nëse ligji kalon këtu, ju mund ta thyeni telefonin kështu vëllezërit e mi. Nuk do të keni nevojë ta përdorni”, tha deputeti turk.