Anëtari i VV-së dhe një prej njerëzve të afërt të Kurtit në parti, Arbër Zaimi e ka komentuar veprimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili ia mbylli sytë kryeministrit Albin Kurti në formë mahie. Sipas Zaimit, Kurti s’ka pse të mërzitet që Rama ia mbylli sytë, ngase, sipas tij, Kurti ndonjëherë ia çel sytë Ramës.
“Albini s’ka pse mërzitet kur ndonjëherë Edi ia mbyll sytë. Po as Edi s’ka pse mërzitet kur ndonjëherë Albini ia çel sytë”, ka shkruar ai.
Veprimi i Ramës ka nxitur reagime të shumta nga anëtarë e mbështetës të VV-së, duke e parë veprimin e tij si të pavend dhe të tepruar.