Ronaldo Luis Nazario De Lima pati një karrierë të pasur, e cila u kurorëzua në vitin 2002 në Kupën e Botës në Japoni dhe Korenë e Jugut.
Më pas, me tetë gola, pas disa lëndimeve brutale në gju dhe operacioneve, ai udhëhoqi Brazilin drejt titullit të pestë.
Në prag të ndeshjes gjysmëfinale me Turqinë, Ronaldo tronditi botën me një model flokësh të paparë më parë.
Ai ishte tullac, përveç pjesës së përparme të kokës, ku la një “pjesë” të vogël flokësh.
Në një intervistë për televizionin britanik, prezantuesi i ka kujtuar episodin kur nëna e tij e ka telefonuar teksa po kthehej me avion në Brazil.
Ajo e pyeti se çfarë e bëri atë t’i presë kështu flokët dhe nuk e përmendi atë që djali i saj kishte fituar, trofeun më të madh të futbollit.
Ronaldo qeshi dhe konfirmoi se ishte e vërtetë.
“Po, ajo e urrente atë prerje flokësh. Jo vetëm ajo, miliona nëna në mbarë botën më kanë urryer dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite sepse të gjithë i prerë kështu flokët. I kërkoj falje të gjithëve, më vjen shumë keq”, ka thënë futbollisti legjendar dukë qeshur. /Telegrafi/