Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka kritikuar ashpër ish-kreun e LDK-së, Isa Mustafën. Geci thtoë se, Mustafa i ka sygjeruar LDK-së që të bëhen bashkë dhe ta rrëzojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga Qeveria. Geci e quan spiun të Millosheviqit Isa Mustafën dhe bashkëpunëtorë të PRONTO-s dhe ish-UDB-së.
“O spiuni i Milloshit dhe argati i Rrahman Morinës, bashkëpuntori i ngushtë i PRONTO mafisë, i SHIK-ut dhe ish UDB-së, na trego se a më shumë e ke mbjellur ti faren e kr im it të hajnisë e të korrupsionit në bashkëpunim me kr imi nelët e PDK-së që sot gjykohen në Hagë për k rim e kundër njerëzimit, të cilet tok së bashku e keni instaluar hajnin kr im in dhe korrupsionin në çdo pore të jetës, apo VV-ja”, thotë Geci.
Ai shprehet se, Mustafa komplet deputetët e LDK-së, në bashkëpunim me PDK-në, ia kanë bërë 1 mijë të zeza këtij vendi.
“I keni falur tokë Rugove Malit të Zi, por edhe e ke nënshkruar dhe ratifikuar Zajednicën me votat e LDK-së. Na trego o Mustafë, kush ma shumë e ka mbjellur faren e SHIK-ut e të PDK-së dhe kr imi nelëve të natyrave të ndryshme në LDK, ti apo VV-ja. Ardhja e jote në krye të LDK-së, së bashku me rrethin tanë të Riinvestit ka qenë dëm i madh për Kosovën, kurse për LDK-në fatalitet”, thekson Geci.
Ai thotë se, “në partinë e Ibrahim Rugovës arriten shërbimet për ta vënë në krye të Partisë djathtiste, majtistin dhe spiunin më të madh që ka pasur Kosova, duke e sjellur me surla dhe tupana si nusën në krye të LDK-së. Këto janë shërbimet që ta servojnë të duhurit e tyre, ashtu siç e sollën Isën dhe Hashimin me rrethet e tyre, pastaj luajnë pit pitakun e Ramizit Lladrovcit me politikën dhe shtetin”.
“Isa Mustafa trus bythën e mos ço pluhur ngase me pluhurin që çon ti mundohesh me ua qorruar sytë militantëve të dëshmuar të LDK-së”, përfundon Halil Geci.