




Deputeti Haki Abazi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Pejës për dënimin e Shaban Gogajt me 7 vjet e gjysmë burg për vrasjen e Agonis Tetajt.
Abazi ka shkruar me ironi, duke lënë të kuptohet se sipas tij, dënimi ndaj Gogajt është jomeritor krahasuar me peshën e krimit të kryer.
Abazi ka shkruar në Facebook:
Rastësisht e kisha revolën në dyqan
Rastësisht e kapa revolën
Rastësisht e tërhoqa kembzën
Rastësisht i kam drejtuar revolën





Rastësisht jetoj në shoqërinë e rastësisë ku vrahesh me qëllim në rastësi
Rastësisht mund të vras prap sepse rastësisht lirohem prap…
Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjykua me 5 viteve burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 3 vite burgim.
Gjykata për të akuzuarin Shaban Goajn caktoi dënimin unik prej 7 viteve e 6 muaj. Kurse i pandehuri Isuf Cacaj për armëmbajtje pa leje dënohet me 2000 euro.