“Qeveria në pushtet tani e ka shansin që ti luftoj të gjitha të këqijat që iu kanë bërë këtij vendi që nga çlirimi e deri më tani, dhe të gjithë atyre që kanë keqpërdorur dhe janë pasurua në mënyra enorme, e që dihen mirë se kush janë ata aq të pasuruar, sepse ata i shfrytëzuan pozitat e tyre shtetërore si qëllim të pasurimit, prandaj tani është momenti t’iu konfiskohet ajo pasuri e fituar jashtëligjshëm gjë që edhe këtë po e kërkojnë ndërkombëtarët si kusht për liberalizimin e vizave, sepse Kosova ka mbetur si shteti i vetëm më i izoluar në botë.
Situata e krijuar tani qysh nga ardhja ne pushtet e LVV ne krye me Albin Kurtin, qe i fituan votat mbi 50%, e qe elektoratit i premtoj për luftimin e pa mëshirshëm te kr im it në përgjithësi, dhe për herë të parë kjo qeveri i ka votat që s’është e varur nga asnjë parti tjetër, dhe për të gjitha çështjet e ka votën e sajë.
Duke e pasur parasysh këtë fakt tani opozita që e përbëjnë të gjitha partitë tjera, e që është me vota në pakicë, është tepër e shqetësuar se me ligjin e Vettingut dhe ligjit për Konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme te cilat i kanë arritur në mënyra të paligjshme, do të goditen pa mëshirshëm dhe do të ju dalin në shesh të gjitha të bëmat e tyre, zhvatjet që ja kanë bërë shtetit dhe abuzimi i pa ndalshim me ligjin për aq kohë sa ishin në krye të pushtetit.
Me jetësimin e këtyre ligjeve që priten së shpejti të jetësohen, udhëheqësit e opozitës janë në panik sepse e dinë mirë çka i pret, prandaj edhe tani po përgatitet. Ata, shumica prej tyre kanë dosje aktive nëpër prokurori dhe gjykata, janë edhe në procese gjyqësore të cilat po mundohen ti përmbyllin me shpejtësi duke i abuzuar komplet dhe zhvlerësuar provat që të mbyllen proceset ndaj tyre duke u shpallur të pa fajshëm, të amnistuar.
Modeli i kapjes së drejtësisë nga krimi i Organizuar është edhe procesi i i fundit gjyqësori, i dyti i radhës, kundër ish Ministre së Integrimeve Evropiane në ish Qeverinë e PDK-së, Dhurata Hoxha.
Që në fillim të gjykimit u filluar me skenarin e manipulimit nga krimi i organizuar, ai dështimit dhe amnistimit të qëllimshëm të aferës korruptive për të cilën është hetuar, është ngritur kallëzimi penal dhe ka filluar gjykimi kundër ish Ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha. Ditën e enjte ishte caktuar fillimi i seancës kryesore të gjykimit të ish ministres së integrimeve për korrupsion por ka dështuar sërish gjykimi ndaj sajna. Anulimi i seancës gjyqësore dhe shtyrja për një datë tjetër ka ndodhur për shkak të inskenimit të mungesës së njërit nga të bashkë akuzuarit e këtij grupi.
Pra, për shkak të mungesës së të akuzuarit Ekrem Tahiri, është shtyrë seanca fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti bashkë me ish-ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe dy të akuzuarit tjerë Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi po akuzohen për korrupsion.
Gjithsesi se ky rast po dëshmon lakuriq se kur janë në pyetje figurat e larta politike dhe institucionale, të lidhur me krimin e organizuar, ose që e kanë shpërdoruar ligjin dhe pozitën zyrtare, mbrohen dhe tolerohen para drejtësisë së instrumentalizuar e ndikuar nga politika, prandaj gjykimi zvarritet në pafundësi, merr pjesë njëri e mungon tjetri arsye e pa arsye, për të ndikuar dhe devalvuar provat dhe procesin gjyqësor.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Tahiri, gjykatësi ka bërë të ditur se gjykata nuk ka prova nëse i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt. Në këto rrethana, seanca është shtyrë për 1 qershor 2022.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) përmes aktakuzës të ngritur ndaj ish- ministres Hoxha po pretendon se e njëjta keqpërdori detyrën zyrtare si ministre, nën dyshimin se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas aktakuzës së e cila është ngritur më 12 maj 2022, Dhurata Hoxha ngarkohet se në cilësinë e ministres së MIE-së kishte nënshkruar kontratën për Shërbime të Informimit Publik për nevoja të MIE dhe operatorin ekonomik “PR Solution”. Mirëpo në aktakuzë thuhet se edhe pse ky aktivitet i prokurimit kishte qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit (MSA), e pandehura Hoxha në kundërshtim me ligjin, si ministre kishte shfrytëzuar këtë duke promovuar fushatën e saj zgjedhore për deputete në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019.
Tutje thuhet se promovimi ishte realizuar me publikimin e banerëve, videove që vinin në pah të pandehurën Hoxha, e në kundërshtim me parimet dhe kushtet e kësaj kontrate, duke i mundësuar të pandehurës përfitim të padrejtë në dëm të buxhetit të Kosovës, në shumën prej 143 mijë e 447 euro e 80 centë.
I pandehuri Fitim Mustafa akuzohet se në cilësinë e zyrtarit përgjegjës i Prokurimit të MIE-së, me dashje kishte keqpërdoruar detyrën zyrtare pasi kishte kontraktuar dy operatorë ekonomikë, “PR Solution” dhe N.Sh “2B”, të përzgjedhur fillimisht nga Komisioni i Vlerësimit si OE që kishin plotësuar kriteret sipas dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit “Kontrata për shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, duke e vënë kriter shtesë të papërcaktuar në dosje të tenderit, e duke ndikuar kështu në mënyrë të kundërligjshme të eliminohet OE, i cili kishte ofruar çmimin për rreth 192 mijë e 700 euro më të ulët në një tender me kriter çmimin më të ulët, ndërsa me kontratën në fjalë të shpërblehej OE “PR Solution”.
Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Mustafa ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, par.2 të Kodit Penal.
I pandehuri Gëzim Dushi akuzohet se në cilësinë e zyrtarit për komunikim dhe informim në MIE, në periudhën kohore gusht 2019- janar 2020, duke qenë menaxher i kontratës: “Shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, me dashje nuk kishte zbatuar dispozitat ligjore për menaxhimin e drejtë të kësaj kontrate, me qëllim që të përfitonte e pandehura Dhurata Hoxha. Sipas aktakuzës, i pandehuri kishte lejuar të pranoheshin shërbimet dhe të kryheshin pagesa edhe pse ishte në dijeni se shërbimet e pranuara nuk ishin shërbime konform kushteve të kontratës dhe se ishte në dijeni se shërbimet e pranuara që përfshinin publikimin e banerëve, artikujve dhe video-spoteve që vënin në pah të pandehurën Dhurata Hoxha për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, në të cilat kishte kandiduar edhe e pandehura Hoxha.
Edhe çfarë skandalesh të tjera duhet të zbulohen që drejtësia të bindet për të gjykuar drejtë dhe burgosur ish pushtetarët që zhvatën shtetin dhe mashtruan qytetarët, madje edhe fondet që kishin të bënin për liberalizim të vizave, për edukim e sensibilizim, gjë që asnjëherë nuk është realizuar, por fondi I tillë është shfrytëzuar për përfitim personal, për lobim- kërkim vote në proces zgjedhor elektoral vetëm për interesin personal.
Qeveria në pushtet tani e ka shansin që ti luftoj të gjitha të këqijat që iu kanë bërë këtij vendi që nga çlirimi e deri më tani, dhe të gjithë atyre që kanë keqpërdorur dhe janë pasurua në mënyra enorme, e që dihen mirë se kush janë ata aq të pasuruar, sepse ata i shfrytëzuan pozitat e tyre shtetërore si qëllim të pasurimit, prandaj tani është momenti t’iu konfiskohet ajo pasuri e fituar jashtëligjshëm gjë që edhe këtë po e kërkojnë ndërkombëtarët si kusht për liberalizimin e vizave, sepse Kosova ka mbetur si shteti i vetëm më i izoluar në botë”.