“Falënderoje Zotin për secilin çast që të jep mundësi me qenë pjesë e jetës se atyre që të duan dhe i don”, kjo është një pjesë e rrëfimit të kosovarit që i mbijetoi tri ndërhyrjeve për të larguar tumorin, për më pak se 1 vit, raporton Gazeta Sinjali.
Durim Berisha, edhe pse i ri në moshë jeta e ka përballur me sfida të ndryshme, ku gjatë 10 muajve të fundit ka fituar tri beteja, duke larguar tri tumore në organe të ndryshme të trupit.
Në një rrëfim prekës ai ka përshkruar se si jeta sjellë vështirësi, por kjo nuk duhet të na ndalojë të buzëqeshim.
“Nëse po kalon nëpër vështirësi dhe ke harru më buzëqeshë, atherë po ju njoftoj se personi në foto (pra une) në 10 muajt e fundit ka pasur tri ndërhyrje përmes të cilave janë larguar tre tumore të ndryshme nga tri organe të ndryshme në turp. Ndërhyrjen e fundit para dy jave”, shkruan Berisha.
Sipas tij, “duke u mrrolë e duke u mërzitur nuk ndryshon asgjë”.
“Kënaqu me jetën tënde”, përfundoi Durim Berisha.