




Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një ngjarje që i ka ndodhur sot.
Ai ka thënë se nga një komentues ka marrë një pyetje për gjendjen e llogarisë së tij bankare.





Pacolli ka treguar se përgjigja e tij ka qenë se të jesh i pasur nuk ka të bëjë me gjendjen e llogarisë bankare, por me atë që ke zemër.
“Një komentues më pyeti sonte se sa para kam në llogarinë time dhe unë i përgjigjem atij dhe gjithë të tjerëve: Të jesh i pasur nuk ka të bëjë me atë që ke në llogarinë bankare, por me atë që ke në zemër”, ka shkruar ai.