Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka kritikuar ashpër shtetin e Francës për shkak të kushtëzimit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet t`i përgjigjet Francës me veprime të ashpra.
Sipas tij, Qeveria duhet ta ndërpres çdo bashkëpunim me Francën dhe të ia përcjell ambasadorin në aeroport.
“Kushti i Francës e bon t’pamundshëm liberalizimin për ni kohë t’gjatë. Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”, ka shkruar ai.