Kabashi: Titon e ka dashtë dhe e ka pas qajtë shumë Kosova

“Sot, pak më herët, u bënë rrafsh katërdhjetë vjet nga vdekja e shokut Tito. Dekë e rondë. Me kajtë guri e druni!

Në vaj, gjâmë e kukamë krejt Jugosllavia.

Nga Trigllavi në Gjevgjeli e nga Dragashi në Suboticë! Në zi e pikëllim republika e krahina autonome, kombe e kombësi, klasë punëtore e fshatarësi.

Me lot në faqe rinia socialiste, organizatat sindikale, burrat e thinjur nga Lidhjet e Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare…

Sy të përlotur të pionierëve të Titos për mësuesin e tyre. Kishte vdekë biri më i madh i kombeve e kombësive tona. Rang me Marksin, Engelsin e Leninin.

Strategu i Luftës Nacionam-Çlirimtare, shpikësi i socializmit vetëqeverisës dhe themeluesi, bashkë Nehrunë e Naserin, i Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Titon e ka dashtë dhe e ka pa qajtë shumë Kosova.

Me arsye: Për të gjallë të tij, Jugosllavia e tij pat v ra veç nja 46 mijë shqiptarë…”